• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Kontingjenti i parë i FSK-së niset drejt SHBA-së në mars

FSK-ja pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”

by albnews
1 March, 2021
in Kosova
0
3
VIEWS

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të marrë pjesë në stërvitjen e koduar “Defender Europe 21” që do të zhvillohet në Shqipëri në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021. Si forcë aleate e NATO-s, Forcat e Sigurisë Kosovës do të jenë pjesë përbërëse e 3100 trupave pjesëmarrëse në stërvitje, krah atyre të SHBA-së, Kanadasë, Britanisë Madhe, Turqisë, Rumanisë, Greqisë, Bullgarisë, Çekisë, Hungarisë, Kroacisë, Maqedonisë Veriut, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës e Gjeorgjisë.

Zhvillimi i stërvitjes dhe pjesëmarrja e një numri të madh trupash ushtarake në këtë stërvitje do të rrisin bashkëpunimin ndërmjet vendeve. Kjo stërvitje zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane.

Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë (USAEUR) do të drejtojë paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21”. Pjesëmarrja e Kosovës në stërvitjen e koduar “Defender Europe 21” është përfshire në projektligjin “Për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e Forcave të Vendeve Anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të Vendeve Partnere të kësaj organizate në stërvitjen e përbashkët “Defender Europe 21” të propozuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës Shqipërisë që është në procedurë miratimi në parlamentin e këtij vendi.

Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë po planifikon të dislokojë në Shqipëri përafërsisht 3100 efektivë për zhvillimin e stërvitjeve të sipërpërmendura. Strukturat dhe elementët e parë të ushtrisë amerikane do të fillojnë të dislokohen në territorin e Shqipërisë që në fillim të muajit prill 2021, ku misionet e tyre do të jenë “aktivitetet e informimit” dhe përgatitja e infrastrukturës logjistike për ngritjen e kampeve fushore në të gjitha vendet e dislokimit dhe terrenet stërvitore të ofruara nga Forcat e Armatosura të Ushtrisë Shqiptare. Vendimi për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushtarake të huaja në stërvitje të përbashkëta ushtarake ndërkombëtare, në veprimtari të organizuara, të autorizuara ose të drejtuara nga NATO-ja, Bashkimi Evropian apo vendet e tjera, në territorin e Republikës së Shqipërisë, për numër të përgjithshëm pjesëmarrësish, merret: a) deri në 500 veta, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes; b) mbi 500-1000 veta, me vendim të Këshillit të Ministrave; c) mbi 1000 veta, me ligj nga Kuvendi.”

Meqenëse në stërvitje do të marrin pjesë 3100 trupa ushtarake, është në kompetencë të Kuvendit marrja e vendimit për zhvillimin e stërvitjes. Në nenin 4 të projektligjit të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë thuhet se Stërvitja “Defender Europe 21” do të zhvillohet në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021, në Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, në garnizonin “Skënderbej”, bazën ajrore të Farkës, bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës dhe Fekenit, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone. Gjithashtu, palëve pjesëmarrëse në stërvitje do t’i vihen në dispozicion edhe hapësira detare e ajrore, për shkak se mjetet do të lëvizin në to pa u kufizuar në zonat ushtarake. Në nenin 5 përcaktohet numri i trupave ushtarake dhe i mjeteve që do të përdoren në stërvitje. Në këtë stërvitje do të angazhohen 3100 trupa ushtarake të vendeve aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot dhe 1000 automjete joluftarake, të cilat kryejnë lëvizje gjatë 24 orëve në rajonin e përcaktuar të stërvitjes, sipas nenit 4, të këtij ligji.

Sipas nenit 6 të projektligjit, trupat e vendeve aleate, gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë, kanë statusin e parashikuar në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre, nënshkruar në Londër, më 19.6.1951, dhe të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.10101, datë 26.3.2009. Stërvitja e koduar “Defender Europe 21” do të fillojë një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri. Sipas relacionit shoqërues të Këshillit Ministrave për projektligjin thuhet se nga palët e huaja është marrë garanci që asnjë veprim ose manovër nuk do të zhvillohet jashtë reparteve para datës 25.4.2021.

Manovrat e mirëfillta stërvitore do të fillojnë në datat e ilustruara në pjesën III të relacionit, pra, kryesisht në muajin maj. Periudha para këtyre datave është parapërgatitore për të garantuar zhvillimin me sukses të akomodimit, logjistikës dhe zhvillimit të stërvitjes në përgjithësi. Miratimi i këtij projektligji nuk cenon asnjë dispozitë të kuadrit ligjor të Republikës së Shqipërisë.

Në fillim të muajit shkurt Shqipërinë e ka vizituar Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv. Komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së SHBA në Europë e Afrikë. Gjeneral Major Joseph Jarrard, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të drejtuar nga presidenti Shqipërisë Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje ai nënvizon se ka pasur një diskutim të shkëlqyer mbi mënyrën sesi mund të vazhdojnë të punojnë së bashku për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin nëpërmjet stërvitjes së ardhshme ushtarake të SHBA-së, me ushtarë shqiptarë dhe në tokën shqiptare.

të falënderoj presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe ministrin Peleshi për pritjen e tyre sot. Patëm një diskutim të shkëlqyer mbi mënyrën se si mund të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin tonë nëpërmjet stërvitjeve të ardhshme ushtarake të SHBA-së, me ushtarë shqiptarë dhe në tokën shqiptare. Një aleate e palëkundur e NATO-s prej vitit 2009, Shqipëria është një partnere strategjike e sigurisë për Shtetet e Bashkuara – si në rajon, ashtu edhe në botë. Shqipëria po investon ndjeshëm për të forcuar gatishmërinë e saj për mbrojtjen kolektive të NATO-s, duke punuar ngushtë me SHBA për të përmirësuar aftësitë në të gjitha fushat. Ne kemi qenë dëshmitarë të guximit dhe vendosmërisë së shqiptarëve në Afganistan, Kosovë dhe Irak dhe, përmes Partneritetit Kombëtar të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit. Ndërsa ne jemi ende duke planifikuar stërvitjen DEFENDER-Europe 21, presim që Shqipëria të ketë një rol të rëndësishëm në këtë stërvitje madhore ushtarake. Shqipëria do të jetë një vend kryesor pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake që po afrojnë, dhe kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë në rajon. Faleminderit edhe një herë për mirëpritjen tuaj të ngrohtë në Shqipëri dhe pres me kënaqësi edhe më shumë vite mbështetjeje të ndërsjellë me aleaten tonë të vyer, Shqipërinë”, tha Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv. Komandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Europë e Afrikë.

Previous Post

Meta në Durrës: Me referendumin e 25 prillit, sovrani merr në dorë fatin e tij

Next Post

Princi Philip transferohet në një spital tjetër të Londrës

albnews

albnews

Related Posts

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot
Kosova

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim
Kosova

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025
Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Albania

Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

16 May, 2025
Next Post
Princi Philip mbush 100 vjeç

Princi Philip transferohet në një spital tjetër të Londrës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4708 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM