ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme 10 hours ago
Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut 10 hours ago
Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë 12 hours ago
Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë 12 hours ago
WhatsApp zbuloi lehtësisht numrat e telefonit të 3.5 miliardë njerëzve 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

FSK merr pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s në Durrës

albnews by albnews
4 May, 2021
in Albania, Kosova
0
Kontingjenti i parë i FSK-së niset drejt SHBA-së në mars
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në stërvitje ushtarake “Defender Europe 2021” të NATO-s, të cilat do të mbahen në Durrës.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj.

RelatedPosts

Turkish Airlines e ka marrë vendimin! Nxjerr në shitje të gjitha aksionet në Air Albania

U shtyp brenda një kamioni, mbahen homazhe për shqiptarin që humbi jetën tragjikisht në Northampton

Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës

“Po mund ta konfirmojmë pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimet ‘Defender Europe 2021’ të cilat do të mbahen në 12 vende, e edhe në Kosovë, por me gjerësisht do te njoftoheni nesër dhe në ditët në vazhdim në lidhje me këto aktivitete”, deklaroi ai.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë sot se Defender Europe 2021″ është stërvitje e veçantë pasi shënon një ‘ngjitje’ të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA-në dhe NATO-n.

“Kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër se sa një moment i rëndësishëm, i punës së përbashkët. Është pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë. I vlerësojmë marrëdhëniet e shkëlqyera, fakti është se mund të jenë edhe më të shkëlqyera falë një besimi të madh, ndërveprimi reciprok. moment historik për ne, na mbush me krenari e përgjegjësi, do vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah jush, si një vend që nga pikëpamja numerike nuk ju ofrojmë shumë, por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë aleancë të veçantë për botën tonë. Dëshirojmë të jemi gjithmonë e më të denjë, brenda kësaj aleance”, tha Rama.

Stërvitja ushtarake, e organizuar nga ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë, ku marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, do të zhvillohet në 7 baza të ndryshme në Shqipëri.

“Defender Europe 2021” do të zgjasë deri më 9 qershor.

Shqipëria është një nga 16 vendet mirëpritëse në zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake. Forcat shqiptare do të përfaqësohen me rreth 1,000 ushtarë.

Ndërkohë 28,000 trupa shumëkombëshe do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

19 November, 2025
Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

19 November, 2025
Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

19 November, 2025
Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result