FSK nderon “Epopenë e UÇK-së”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kazermën “Adem Jashari” sot nisin aktivitetet për nder të “Epopesë së UÇK-së”.

Aty, në orën 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake. Ky aktivitet mbahet nën organizimin e Qeverisë së Kosovës. “Ju ftojmë të përcillni ceremoninë ushtarake të FSK-së për nder të 21- vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë. Ceremonia mbahet më 05 mars 2019 në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00. Ceremonia e manifestimit për ‘Epopenë e UÇK-së’ mbahet nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply