Fuga: Nëse nuk zgjidhet njohja reciproke Kosovë-Serbi, Shqipëria mbetet jashtë BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Akademiku Artan Fuga thotë se nëse nuk zgjidhet njohja reciproke Kosovë-Serbi, Shqipëria do mbetet jashtë Bashkimit Europian.

Sipas tij, edhe Ballkani Perëndimor do e ketë shumë të vështirë integrimin.

Për Fugën, që kjo të ndodhë, duhet vullnet politik që i tejkalon kosovarët dhe serbët

Postimi  i Fugës në Facebook

Nëse nuk zgjidhet njohja reciproke Kosovë – Serbi, Ballkani Perëndimor e ka shumë të vështirë të integrohet në Bashkimin Evropian, ose të pamundur!

Madje nuk kuptoj se përse vetëm me Serbinë, kur Kosova i ka llogaritë me ish Jugosllavinë!

Për të njejtën arësye edhe Shqipëria mbetet jashtë, e cila veç të tjerash ka shumë shumë shumë për të bërë që të afrohet te minimumi i standarteve evropiane!

Por që të ndodhi kjo duhet vullnet politik që i tejkalon kosovarët dhe serbët!

Për më shumë, dhe fare me transparencë, përse ndodhin, kam argumentuar në “Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë në Shqipërinë pastotalitare”.

Share This Article