Merr fund vuajtja për Armando Brojën te Çelësi.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare është përzgjedhur si titullar për ndeshjen e sotme ndaj Fulhamit në Premier Ligë.
Mesa duket rezultatet e dobëta të Çelësit në këtë fillim sezoni dhe dëmtimet e shumta, por edhe forma në rritje e Brojës pas dëmtimit të gjatë, kanë bërë që trajneri Poçetino t’i besojë si titullar.
LIVE FULHAM-ÇELSI 0-0
2’ Broja shfaqet menjëherë para portës. shmang portierin por gjuan jashtë nga një pozicion shumë i favorshëm. (VIDEO)