Fulham feston në Manchester, Broja shijon fitoren nga pankina, triumf i madh ndaj United

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fulham triumfoi 1-2 ndaj Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Në minutën e 27-të, Garnacho kontrolli mirë topin dhe gjuajti bukur, por mbrojtja devijoi. Pak më vonë, Muniz iu afrua shumë golit për skuadrën londineze, me sulmuesin që do realizonte nëse do kishte pak më shumë fat.

Skuadra e Marco Silva heshti “Old Trafford”, teksa gjatë zhvillimit të një goditje këndi, goditja e nigerianit Calvin Bassey ishte e pamundur për t’u kapur nga Onana.

“Djajtë e kuq” shtuan presionin, por përballë kishin një prapavijë të qëndrueshme. Gjithsesi, ekipi i Ten Hag vendosi ekuilibrat me Maguire në të 90-tën minutën, pas një topi të kthyer nga portieri. Në shtesë, goli i Iëobit i dha fitoren Fulham. Sulmuesi shqiptar i Fulham, Armando Broja nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje. Me këtë rezultat, Manchester United renditet në vendin e gjashtë me 44 pikë. Në krahun tjetër, Fulham renditet në vendin e 12-të me 32 pikë.

Në Birmingham, spektakël i Aston Villës dhe Nottingham Forest, me takimin mes tyre në “Villa Park” që përfundoi 4-2. Crystal Palale kaloi Burnley-n me shifrat 3-0, duke marrë kështu 3 pikë të rëndësishme.

(VIDEO)

Share This Article