ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Muka, Salianjit: Do mbahesh mend si njeriu që me shkop në dorë ke goditur demokratët që mendonin ndryshe nga ju! 20 minutes ago
Full Scan” në Portin e Durrësit/ Kapet me kokainë, armë dhe para, në pranga shoferi i autobusit 26 minutes ago
Durrës/ Dy persona gjenden të pajetë, ja çfarë dyshohet 32 minutes ago
Tragjedi në Marok, 19 të vdekur pas shembjes së 2 ndërtesave 1 hour ago
Bregdeti britanik mbushet me banane, autoritetet: Mos i hani 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Full Scan” në Portin e Durrësit/ Kapet me kokainë, armë dhe para, në pranga shoferi i autobusit

albnews by albnews
10 December, 2025
in Albania
0
Full Scan” në Portin e Durrësit/ Kapet me kokainë, armë dhe para, në pranga shoferi i autobusit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore, ka finalizuar operacionin “Full scan” në Portin e Durrësit, duke goditur një rast të trafikimit të lëndëve të ndaluara.Gjatë kontrollit në një autobus, uniformat blu kanë zbuluar 92 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, bizhuteri, 29 mijë euro cash si dhe një armë zjarri pistoletë me pesë krehra.Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë.Njoftimi i policisë:Finalizohet operacioni policor i koduar “Full scan”Sekuestrohen drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare.Vihet në pranga poseduesi i tyre.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe vlerave monetare, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Full scan”.Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në hyrje, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në autobusin që drejtohej nga shtetasi D. F.Gjatë kontrollit fizik të shtetasit D. F., në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

RelatedPosts

Muka, Salianjit: Do mbahesh mend si njeriu që me shkop në dorë ke goditur demokratët që mendonin ndryshe nga ju!

Durrës/ Dy persona gjenden të pajetë, ja çfarë dyshohet

Këmbimi valutor, 10 dhjetor 2025

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Muka, Salianjit: Do mbahesh mend si njeriu që me shkop në dorë ke goditur demokratët që mendonin ndryshe nga ju!

Muka, Salianjit: Do mbahesh mend si njeriu që me shkop në dorë ke goditur demokratët që mendonin ndryshe nga ju!

10 December, 2025
Full Scan” në Portin e Durrësit/ Kapet me kokainë, armë dhe para, në pranga shoferi i autobusit

Full Scan” në Portin e Durrësit/ Kapet me kokainë, armë dhe para, në pranga shoferi i autobusit

10 December, 2025
Durrës/ Dy persona gjenden të pajetë, ja çfarë dyshohet

Durrës/ Dy persona gjenden të pajetë, ja çfarë dyshohet

10 December, 2025
Tragjedi në Marok, 19 të vdekur pas shembjes së 2 ndërtesave

Tragjedi në Marok, 19 të vdekur pas shembjes së 2 ndërtesave

10 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result