• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Fundi i Agimit të Artë: A i tregoj Botes Greqia se si duhet vepruar me neo-nazistët ?

Fundi i Agimit të Artë: A i tregoj Botes Greqia se si duhet vepruar me neo-nazistët ?

by albnews
5 December, 2020
in Bota
0
3
VIEWS

Nga Georgios Samaras

Kur një valë e ekstremizmit të djathtë e goditi Greqinë në vitin 2012, pak njerëz do ta kishin parashikuar se Agimi i Artë, një nga grupet e përfshira në këtë lëvizje, do të rritej aq shumë sa të bëhej partia e tretë më e madhe në parlamentin grek.

Ai ishte fillimi i një periudhe të gjatë trazirash në politikën greke. Por ajo “përrallë” neofashiste përfundoi në atë që u cilësua si gjyqi më i madh nazist që nga ato të Nurembergut. Agimi i Artë, është shpallur një organizatë kriminale, dhe liderët e saj janë burgosur, për shkak të përfshirjes së tyre në aktivitete të paligjshme – përfshirë vrasjet, sulmet ndaj emigrantëve, armëmbajtje pa leje dhe mashtrime.

Edhe udhëheqja e saj u shpall fajtore për urdhërimin e vrasjes së reperit të majtë Pavlos Fyssas. Para atij krimi, një tjetër tentativë vrasjeje ndaj peshkatarit egjiptian Abuzid Embarak në vitin 2012, tregoi se partia ishte duke u përpjekur qëllimisht që të nxiste dhunë, diçka që është përshkruar më parë nga një numër akademikësh dhe gazetarësh, si një përpjekje për të synuar pakicat.

Gjyqi zgjati më shumë se 5 vjet për shkak të vonesave të shumta, dhe pengesave që e kthyen të gjithë procesin në një kaos të pafund. Ndërkohë, partia ishte e lirë të nxirrte pa kufizime kandidatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.

Në total u dënuan 37 anëtarë të Agimit të Artë, përfshirë udhëheqësin Nikolaos Michaloliakos dhe 17 deputetë. Ioannis Lagos, anëtarit të vetëm të Agimit të Artë në Parlamentin Evropian, ka të ngjarë që t’i hiqet imuniteti parlamentar në ditët e ardhshme.

Lagos është i njohur për përdhosjen e një flamuri turk gjatë një debati. Çdo vend evropian ka grupime të tilla ekstremiste si Agimi i Artë. Ato janë shpesh pjesë e rrjeteve më të mëdha ekstremiste të krahut të djathtë, me baza të vogla mbështetësish, por që janë shumë besnike.

Agimi i Artë hyri shpejt në skenën qendrore të politikës greke pasi e shpalli fushatën e saj të parë të madhe zgjedhore. Koha ishte jetike. Destabiliteti politik në rritje në vend, bëri që në Greqi të mbaheshin 3 palë zgjedhje të përgjithshme midis viteve 2009- 2012.

Të gjitha partitë tradicionale po e humbnin mbështetjen e publikut për shkak të menaxhimit të krizës ekonomike. Për më tepër, partia e vetme aktive e ekstremit të djathtë në parlament atëherë (Tubimi Ortodoks), kishte rënë dakord të merrte pjesë në një qeveri të koalicionit të përkohshëm të organizuar nga Lucas Papademos për ta nxjerrë vendin nga kriza.

Kjo lëvizje u pa si një tradhti nga mbështetësit. Hapësira në ekstremin e djathtë dukej e zbrazët, dhe kjo i dha mundësi Agimit të Artë që të lëvizte me shpejtësi dhe ta plotësonte atë boshllëk, pa u përballur me konkurrentë. Ai lloj monopoli që krijoi i dha mundësi të veprojë në mënyrën më agresive politike.

Kjo parti promovonte pastërtinë kombëtare, anti-komunizmin dhe premtoi dëbime masive të emigrantëve. Dhe kjo retorikë dhe kriza e refugjatëve që nisi më vonë, nisi të japë frytet e veta. Thirrjet për politika më agresive ndaj emigracionit, u bënë thelbësore në fushatat e saj zgjedhore. Studimet e fundit, kanë treguar se ekspozimi i Greqisë rurale ndaj krizës së refugjatëve, e shtoi shumë mbështetjen për Agimin e Artë. Ajo siguroi 9.4 për qind të votave në zgjedhjet për në Parlamentin Evropian të vitit 2014, ndërsa në shtatorin  e vitit 2015 arriti kulmin duke marrë 7 për qind të votave në shkallë vendi.

Gjatë viteve të para të krizës ekonomike greke, u duk sikur publiku po përpiqej që ta ndëshkonte përmes votës sistemin politik. Besohet gjerësisht se kjo epokë zemërimi, mbaroi në vitin 2017, kohë kur edhe nisi rënia e Agimit të Artë. Greqia hodhi poshtë populizmin dhe e braktisi politikën ekstremiste, duke i lejuar partitë tradicionale të ri-zënë vendin e tyre në skenën politike.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Agimi i Artë i humbi të gjitha vendet që kishte në parlament, dhe iu desh të mbyllte shumicën e degëve të saj për të mbijetuar financiarisht. Gjithsesi, ajo ka ende një hije të gjatë dhe vijon të ndikojë mbi politikën greke.

Për shembull, partia në pushtet Demokracia e Re, i ka hapur dyert e saj një numri politikanësh të ekstremit të djathtë, të cilët zhvilluan fushata të suksesshme në zgjedhjet e fundit. Disa prej tyre, kishin shprehur më parë pikëpamje të forta ksenofobike dhe antisemite.

Partia ultra-nacionaliste Zgjidhja Greke e Kyriakos Velopulos, fitoi ndërkaq 10 vende në parlamentin grek pas një fushate të gjatë kundër emigrantëve.

Zëdhënësi i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris, ka formuar një lëvizje të re të quajtur Grekët për Atdheun – edhe pse edhe ai ndodhet momentalisht në burg. Në prag të gjyqit kundër Agimit të Artë, Kasidiaris, është përpjekur të distancohet nga ideologjia neo-naziste, por kjo mbetet ende për t’u provuar.

Të njëjtët votues, që e përqafuan dhunën dhe e legjitimuan Agimin e Artë për praktikat e saj të dhunshme, mund të mbështesnin një lëvizje të ngjashme. Ne mund të presim që ndonjë parti e tillë të jetë më pak agresive dhe neo-naziste sesa Agimi i Artë, por vlerat e saj do të jenë të ngjashme.

Greqia na ka treguar se si duhet të veprojmë me neo-nazistët. Por kur është fjala për ekstremizmin, është e rëndësishme që të njohim vitet e aktivizmit antifashist gjatë ngritjes së Agimit të Artë. Ajo ishte një luftë që nganjëherë, dukej si një kauzë e humbur.

Me ndjekjen penale dhe dënimin e kësaj organizate kriminale,demokracia ia doli të kalojë një test të rëndësishëm. Vendimi i gjykatës, ishte i mjaftueshëm për t`a zhdukur nga qarkullimi Agimin e Artë, por mbetjet fashiste janë ende atje, duke u riorganizuar dhe planifikuar lëvizjen e tyre të radhës. / the conversation

Previous Post

Javën e ardhshme takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Next Post

Joe Biden duhet të garantojë dhe drejtojë ripërtëritjen e NATO-s

albnews

albnews

Related Posts

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Next Post
Joe Biden duhet të garantojë dhe drejtojë ripërtëritjen e NATO-s

Joe Biden duhet të garantojë dhe drejtojë ripërtëritjen e NATO-s

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM