Fundi i ISIS-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat Demokratike Siriane, të cilat mbështeten nga trupat ushtarake të Shteteve të Bashkuara, kanë thënë se kalifati i Shtetit Islamik ka marrë fund pasi militantët e këtij grupi u mposhtën plotësisht në fshatin e fundit që kontrollohej nga ta.

Luftëtarët e Forcave Demokratike Siriane i kanë ngritur flamujt e fitores në Baghuz, i cili ishte fshati i fundit që kontrollohej nga ISIS-i.

Dikur ky grup e kontrollonte një territor prej 88 mijë kilometrash katrorë qq shtrihej në Siri dhe irak. Sidoqoftë, pavarësisht humbjes së territorit, ISIS-i ende po vlerësohet si kërcënim serioz për sigurinë botërore.

Shteti Islamik ka pjesëtarë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në disa shtete tjera, përfshirë Nigerinë, Jemenin, Afganistanin dhe Filipinet.

Mijëra gra dhe fëmijë, në mesin e të cilëve ka edhe të huaj, janë larguar nga zona e luftimeve për t’u vendosur në kampet e kontrolluara nga Forcat Demokratike Siriane, shkruan “BBC”

Share This Article