Bota
Fundi që shkaktuam vetë mijëra vjet më parë, solli shpikjen e qytetërimit të sotëm
Pse na u desh kaq shumë kohë, për të shpikur qytetërimin që kemi aktualisht? Homo sapiensimodern, evoluoi për herë të parë afro 250.000– 350.000 vjet më parë. Por hapat fillestarë drejt civilizimit – vleljes së të korrave, dhe më pas “zbutjes” dhe kultivimit të bimëve – nisi vetëm rreth 10.000 vjet më pare.
Ndërkohë, qytërimet e para do të shfaqeshin vetëm 6.400 vjet më parë. Për 95 për qind të historisë së specieve tona, ne nuk ngritëm ferma, nuk ndërtuam vendbanime të mëdha, dhe as hierarki të ndërlikuara politike. Përkundrazi, jetuam në grupime të vogla nomadësh, përmes gjuetisë së kafshëve dhe mbledhjes së bimëve.
Pastaj, diçka ndryshoi. Ne kaluam nga jeta e gjahtarit-grumbullues tek vjelja e bimëve, pastaj
në kultivimin e tyre, dhe në fund tek ndërtimi i qyteteve. Çuditërisht, ky tranzicion ndodhi vetëm pasi mega–fauna e epokës akulljanore – mamuthët, slotët gjigande, drerët dhe kuajt – u zhdukën.
Arsyet pse njerëzit nisën të merren me bujqësi, mbeten ende të paqarta. Por zhdukja e kafshëve, prej të cilave vareshim për ushqim, mund ta ketë detyruar të evoluojë kulturën tonë. Njerëzit e lashtë, ishin mjaftueshëm të zgjuar sa të ndërtonin ferma bujqësore. Të gjithë grupimet e njerëzve modernë, kishin nivele të ngjashme inteligjence.
Kjo gjë sugjeron, se aftësitë tona njohëse evoluan para se këto popullsi të ndaheshin rreth 300.000 vjet më parë, dhe më pas do të ndryshonin pak kohë më vonë. Nëse paraardhësit tanë nuk kultivuan bimët, kjo nuk do të thotë se ata nuk ishin dhe aq të zgjuar. Diçka në mjedisinpërreth i pengoi, ose thjesht nuk kishin nevojë për të.
Ngrohja globale në fund të periudhës së fundit akullnajore 11.700 vjet më pare, e bëri me siguri më të lehtë marrjen me bujqësi. Temperaturat e larta, stinët më të gjata të verës, reshjet më të shumta, dhe stabiliteti afatgjatë i klimës, i bëri shumë zona më të përshtatshme për kultivim.
Por nuk ka gjasa, që bujqësia të ketë qenë kudo e pamundur.
Dhe Toka ka përjetuar shumë ngjarje të tilla të ngrohjes globale:11.700, 125.000, 200.000 dhe 325.000 vjet më parë. Por ngjarjet e mëhershme të ngrohjes globale, nuk nxitën eksperimentet me bujqësinë. Ndryshimi i klimës, mund të mos ketë qenë nxitësi i vetëm. Në të, mund të ketëndikuar edhe migrimi.
Kur speciet tona u përhapën nga Afrika e Jugut në gjithë kontinentin afrikan, në Azi, Evropë dhe më pas në Amerikë, ato gjetën mjedise të reja dhe bimë të reja me të cilat mund të ushqeheshin. Por njerëzit i pushtuan këto pjesë të botës, shumë kohë përpara se të fillonte bujqësia.
”Zbutja” e bimëve, e vonoi me dhjetëra mijëravjeçarë migrimin e njerëzve. Nëse tashmë ekzistonte mundësia për të shpikur bujqësinë, atëherë shpikja e saj e vonuar saj sugjeron se paraardhësve tanë nuk u duhej, ose nuk donin që të merreshin me bujqësi.
Bujqësia ka disavantazhe të konsiderueshme, në krahasim me gjuetinë. Bujqësia kërkon më shumë punë, ofron më pak kohë të lirë, si dhe një dietë të dobët ushqimore. Nëse gjuetarët
janë të uritur në mëngjes, ata mund ta piqnin ushqimin në zjarr gjatë natës.
Bujqësia kërkon një punë të lodhshme sot, për të prodhuar ushqim disa muaj më vonë, ose nëndonjë rast asgjë. Ajo kërkon ruajtjen dhe menaxhimin e tepricave të përkohshme ushqimore, nëmënyre që njerëzit të ushqehen gjatë gjithë vitit. Një gjahtar që një ditë nuk ka fat, mund të gjuajë sërish nesër, ose mund të kërkojë vende më të pasura me gjah diku tjetër.
Por fermerët e lidhur me tokën, janë në mëshirën e paparashikueshmërisë së natyrës. Shiu mund të bjerë shumë më herët, ose shumë më vonë sesa duht. Thatësirat, ngricat, zjarret apo karkalecat,mund të shkaktojnë shkatërrimin e të korrave, dhe për pasojë uri masive.
Bujqësia ka disavantazhe edhe në aspektin ushtarak. Gjuetarët dhe mbledhësit e bimëve ishin më të të lëvizshëm. Ata mund të udhëtonin në distanca të gjata, duke sulmuar dhe u tërhequr. Praktikimi i vazhdueshëm i shtizave dhe harqeve, i bëri ata luftëtarë vdekjeprurës.
Kurse fermerët janë të rrënjosur në arat e tyre, ndërsa oraret e tyre të punës diktohen nga stinëtdhe koha. Ata janë shënjestra të parashikueshme, të palëvizshme, rezervat ushqimore të të cilëve tundonin shpesh të huajt e uritur. Dhe duke evoluar në stilin e jetës, njerëzit thjesht mund të kenë dashur të jenë gjahtarë nomadë.
Indianët e fisit Komançe, luftuan deri në vdekje për të ruajtur stilin e tyre të gjuetisë. Bushmenët e shkretëtirës së Kalaharit në Afrikën e Jugut, vazhdojnë të rezistojnë ende sot, duke u shndërruar në fermerë dhe barinj. Kur fermerët polinezianë, u ndeshën me bollëkun e zogjve nëZelandën e Re, ata e braktisën bujqësinë, duke krijuar kulturën e gjuetarëve Maorë.
E megjithatë diçka ndryshoi. Nga 10.000 vjet më parë e këtej, njerëzit braktisën në mënyrë të përsëritur stilin e jetesës si gjuetarë dhe grumbullues, për t’u marrë me bujqësi. Ka të ngjarë qëpas zhdukjes së mamuthëve dhe kafshëve të tjera të mëdha nga epoka e Pleistocenit, mënyra e jetesës së gjahtar-grumbulluesve të ishte më pak e praktikueshme, çka i shtyu njerëzit të korrnin dhe më pas të kultivonin bimët.
Ndoshta qytetërimi nuk lindi nga një përpjekje e diktuar nga progresi por nga katastrofa, pasiishte katastrofa ekologjike, ajo që i detyroi njerëzit të braktisin stilin e e tyre tradicional tëjetesës. Teksa njerëzit u larguan nga Afrika për të kolonizuar tokat e reja, kafshët e mëdha u zhdukën kudo që shkelte këmba e njeriut.
Në Evropë dhe Azi, kafshët e mëdha si rinocerontër leshatorë dhe mamuthët u zhdukën rreth 40.0000- 10.000 vjet më parë. Në Australi, kangurët gjigantë u zhdukën 46.000 vjet më parë. Në Amerikën e Veriut, kuajt, devetë, armadilot gjigantë, mamuthët dhe slotët, u pakësuan në numër dhe zhdukën nga 15.000– 11.500 vjet më parë, të pasuar nga zhdukjet e tyre në Amerikën e Jugut 14.000–8.000 vjet më parë.
Kur njerëzit u përhapën në ishujt e Karaibeve, Madagaskarit, Zelandës së Re dhe Oqeanisë, kafshët e mëdha u zhdukën edhe aty. Gjuajtja e kuajve, deveve, prodhonte më shumë ushqim sesa ajo e lepujve. Por kafshët e mëdha si elefantët riprodhohen ngadalë, dhe kanë më pak pasardhës, krahasuar me kafshë të vogla si lepujt, duke i bërë ata të prekshëm nga gjuetia e tepruar.
Kësisoj, kudo që shkuam, zgjuarsia jonë njerëzore – gjuetia me hedhje shtizash, trembja e kafshëve me zjarr, për t’i hedhur poshtë shkëmbinjve – nënkuptonte se ne gjuanim kafshë të mëdha më shpejt se sa ato mund të zëvendësoheshin nga të tjerë. Ishte ndoshta kriza e parë e qëndrueshmërisë së ekosistemit.
Të dhënat arkeologjike dhe fosilet, tregojnë se paraardhësit tanë mund të ishin marrë më herët me bujqësi. Por e bënë këtë vetëm kur kishin pak alternativa në dispozicion. Bujqësia dhe qytetërimi, mund të jenë shpikur jo sepse përbënin një përmirësim të stilit të jetesës sonë stërgjyshore, por sepse ne nuk patëm zgjidhje tjetër.
Bujqësia ishte një përpjekje e dëshpëruar për të rregulluar gjërat, kur morëm prej ekosistemit mëshumë sesa ai mund ta përballonte. Nëse ka qenë kështu, ne e braktisëm jetën e gjahtarëve të epokës akullnajore për të krijuar botën moderne, jo për shkak të ndonjë largpamësie dhe qëllimitë qartë, por rastësisht, për shkak të një katastrofe ekologjike, që e krijuam vetë mijëra vjet më parë. / Origins – Bota.al
Bota
Erdogan: Do të flasë me Trump të hënën për Gazën dhe Ukrainën
Presidenti turk, Tayyip Erdogan, tha se do të zhvillojë një telefonatë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të hënën për të diskutuar përpjekjet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, si dhe çështjet që lidhen me Gazën.
Duke folur me gazetarët në Stamboll të premten, Erdogan tha se biseda e tyre e planifikuar për të hënën pasdite do të përqendrohet në zhvillimet kryesore rajonale.
‘Do të kemi një tjetër telefonatë me Presidentin Trump të hënën’, tha ai, duke shtuar se do të diskutojnë zhvillimet midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe situatën në Palestinë.
Erdogan komentoi gjithashtu tubimin e madh pro-Palestinë të mbajtur në Urën e Galatës në Stamboll ditën e Vitit të Ri, duke e cilësuar atë si një mesazh të fuqishëm publik solidariteti.
‘Ndërsa po hynim në vitin e ri, të gjithë pamë një moment historik në Urën e Galatës. Kjo tregoi qartë se Palestina nuk është vetëm’, tha ai.
Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Gazës dhe popullit palestinez, si në nivel kombëtar ashtu edhe në koordinim me botën e gjerë islame.
‘Ne nuk e kemi braktisur Gazën apo Palestinën dhe as që do ta bëjmë ndonjëherë’, shtoi Erdogan.
Duke kritikuar sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, Erdogan tha se vuajtjet humanitare, veçanërisht të fëmijëve që jetojnë në kushte të vështira, nuk do të mbeten pa përgjigje.
‘Vuajtjet e fëmijëve që jetojnë në tenda të improvizuara mes erës, shiut dhe baltës nuk do të mbeten pa përgjigje dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do t’u shpëtojë përgjegjësive’, tha ai.
Erdogan vuri në dukje se përpjekjet për ndihmë humanitare përballen me kufizime të vazhdueshme, duke përfshirë pengesat në shpërndarjen e materialeve të strehimit të përkohshëm në Gaza.
Pavarësisht sfidave, ai tha se Turqia do të vazhdojë të ndjekë të gjitha kanalet e mundshme për të mbështetur palestinezët dhe për të lehtësuar vuajtjet e tyre.
Bota
Gjendet e pajetë në hotel vajza e aktorit të famshëm hollivudian
Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e artit dhe kinemasë, pasi Victoria Jones, vajza e aktorit të njohur hollivudian Tommy Lee Jones, është gjetur e pajetë në San Francisko.
Sipas informacioneve paraprake, 34-vjeçarja u gjet pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në një hotel luksoz të qytetit. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë.
Victoria Jones ishte vajza e aktorit 79-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, Tommy Lee Jones, dhe ish-bashkëshortes së tij, Kimberly Clafley. Çifti ka edhe një djalë tjetër, Austin Jones, 43 vjeç.
Edhe pse nuk ndoqi një karrierë të gjatë në kinematografi, Victoria kishte bërë disa paraqitje të shkurtra në aktrim gjatë rinisë së saj. Debutimi i saj i parë në ekran erdhi në vitin 2002, në filmin e suksesshëm “Men in Black II”, ku luajti përkrah babait të saj.
Familja dhe miqtë nuk kanë bërë ende një reagim publik lidhur me ngjarjen, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga autoritetet.
Bota
Përleshje vdekjeprurëse midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, ndërsa trazirat në Iran shtohen
Trazirat në rritje në Iran raportohet se kanë marrë më shumë jetë njerëzish në ditën e pestë të protestave kundër kostos në rritje të jetesës.
Si agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars, ashtu edhe grupi i të drejtave të njeriut, Hengaw, thanë se dy persona kishin vdekur gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin Lordegan, në Iranin jugperëndimor. Tre persona të tjerë u vranë në Azna dhe një tjetër në Kouhdasht, raportoi Fars, të gjithë në perëndim të vendit.
Të enjten, videot e postuara në mediat sociale treguan makina të djegura gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë.
Shumë protestues kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund sundimit të udhëheqësit suprem të vendit. Disa kanë bërë thirrje gjithashtu për një kthim në monarki.
Ndërsa dita kalonte, vinin më shumë raportime për trazira në të gjithë vendin, në ditën e pestë të protestave, të shkaktuara nga një rënie e monedhës.
Videot e verifikuara nga BBC Persian tregojnë protesta në qytetin qendror të Lordegan, kryeqytetin Teheran dhe Marvdasht në provincën jugore Fars që u zhvilluan të enjten.
Fars raportoi se në Lordegan u vranë dy persona, duke cituar një zyrtar të informuar. Raporti nuk specifikoi nëse të vrarët ishin protestues apo anëtarë të forcave të sigurisë. Gjithashtu raportoi tre vdekjet në Azna, në provincën fqinje Lorestan, pa specifikuar nëse kishte protestues apo zyrtarë të sigurisë.
Grupi i të drejtave të njeriut Hengaw tha se dy të vrarët në Lordegan ishin protestues, duke i identifikuar ata si Ahmad Jalil dhe Sajjad Valamanesh.
BBC Persian nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur vdekjet.
Mediat shtetërore thanë se një anëtar i forcave të sigurisë të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC) u vra në përleshjet me protestuesit të mërkurën në mbrëmje në qytetin Kouhdasht, në provincën perëndimore Lorestan.
BBC nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë këtë dhe protestuesit thonë se burri ishte një nga ata dhe u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë.
13 oficerë të tjerë policie dhe anëtarë të Basij u plagosën nga hedhja e gurëve në zonë, tha raporti i medias shtetërore.
Shkollat, universitetet dhe institucionet publike u mbyllën në të gjithë vendin të mërkurën, pasi autoritetet shpallën ditë pushimi bankar në një përpjekje të dukshme për të shuar trazirat.
Në dukje ishte për të kursyer energji për shkak të motit të ftohtë, megjithëse shumë iranianë e panë si një përpjekje për të frenuar protestat.
Ato filluan në Teheran – midis dyqanxhinjve të zemëruar nga një tjetër rënie e ndjeshme e vlerës së monedhës iraniane kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.
Deri të martën, studentët e universitetit ishin të përfshirë dhe protestat ishin përhapur në disa qytete, me njerëz që brohorisnin kundër sundimtarëve klerikë të vendit.
Protestat kanë qenë më të përhapurat që nga një kryengritje në vitin 2022 e shkaktuar nga vdekja gjatë paraburgimit e Mahsa Amini, një gruaje të re e cila u akuzua nga policia e moralit se nuk e mbante siç duhet vellon. Por ato nuk kanë qenë në të njëjtën shkallë.
Për të parandaluar çdo përshkallëzim, raportohet për masa të rrepta sigurie në zonat e Teheranit ku filluan demonstratat.
Presidenti Masoud Pezeshkian ka thënë se qeveria e tij do t’i dëgjojë “kërkesat legjitime” të protestuesve.
Por prokurori i përgjithshëm, Mohammad Movahedi-Azad, ka paralajmëruar gjithashtu se çdo përpjekje për të krijuar paqëndrueshmëri do të përballet me atë që ai e quajti një “përgjigje vendimtare”.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
