Fundoset luftanija amerikane e goditur gjatë manovrave raketore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në disa nga manovrat më të mëdha të marinës amerikane në ujërat e Hawaii, dy ditë më parë u fundos frigata jashtë shërbimi USS Ingraham, pas goditjeve të pandalura me disa tipe raketash të ndryshme, nga avionë dhe luftanije të tjera që e përdornin si objektiv.

Mediat ushtarake raportonin se për të shkaktuar rrënojën e celiktë të radhës në fund të Atlantikut, gjuajtësit F-15 Super Hornet testuan raketat e tyre AGM-154, ndërsa raketa anti-radar NSM u lëshuan nga bateritë bregdetare dhe sistemet e lëvizshme raketore.

Autoritetet ushtarake thanë se u përdorën të paktën dy raketa NSM, njëra nga lëshueset e sjella me avionët transportues C-130 dhe një tjetër e montuar në mjetin detar-amfib LCAC. Ato thanë se raketat kishin goditur sipas planit luftanijen USS Ingraham, pasi kishin fluturuar rreth 100 milje për të arritur objektivin.

Share This Article