ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 4 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 5 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 5 hours ago
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë? 5 hours ago
Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Fundosja e varkës me emigrantë, roja bregdetare greke përballet me akuzat se mund të kishte parandaluar tragjedinë

albnews by albnews
16 June, 2023
in Technologji
0
Fundosja e varkës me emigrantë, roja bregdetare greke përballet me akuzat se mund të kishte parandaluar tragjedinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Roja bregdetare e Greqisë ka mohuar pretendimet në rritje se mund të kishte parandaluar fundosjen e varkës në Mesdhe, ngjarje e regjistruar më 14 qershor, ku për pasojë humbën jetën dhjetëra persona.

Autoritetet greke janë kritikuar ashpër se nuk kanë vepruar më herët pasi u zbulua se një anije e rojës bregdetare greke e shoqëroi varkën, e cila u nis nga Tobruku në Libi më 10 qershor, për orë të tëra.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Sipas zyrtarëve, njerëzit në varkë refuzuan vazhdimisht ndihmën dhe ishin të vendosur të arrinin në Itali, por ekspertët ligjorë dhe grupet e ndihmës i kanë konsideruar pretendimet e tyre si “justifikime”.

Roja bregdetare greke ka deklaruar se ishte njoftuar për praninë e varkës të martën në mëngjes dhe u vu re nga një helikopter se ajo “lundronte në një kurs të qëndrueshëm”. Më pas, sipas tyre, kanë komunikuar me një person në varkë, duke pretenduar se pasagjerët kishin nevojë për ushqim dhe ujë, por donin të vazhdonin rrugën për në Itali.

“Ishte një varkë peshkimi e mbushur me njerëz, të cilët refuzuan ndihmën tonë sepse donin të shkonin në Itali,” tha zëdhënësi i rojës bregdetare, Nikos Alexiou.

Autoritetet e monitoruan anijen për rreth 15 orë para se të mbytej, me anijet tregtare që gjithashtu e vëzhgonin dhe dërgonin furnizime deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Por më pas, sipas deklaratës së rojës bregdetare, anija filloi të lëkundet fuqishëm dhe u fundos. Ekspertët e rojës bregdetare besojnë se mund t’i ketë mbaruar karburanti ose të ketë pasur probleme me motorin dhe se pasagjerët që lëviznin brenda e bënë atë të përmbysej.

Evangelos Tournas, ministri i përkohshëm i Greqisë për mbrojtjen civile, i doli në mbrojtje rojës bregdetare, duke thënë se ajo nuk mund të ndërhynte në ujërat ndërkombëtare pa një kërkesë për ndihmë. “Një ndërhyrje nga rojet bregdetare mund të kishte vënë në rrezik një anije të mbingarkuar, e cila mund të përmbysej si rezultat,” tha Tournas.

Megjithatë, operacioni ka krijuar polemika politike dhe ka ndezur protesta në Athinë që u shoqëruan edhe me dhunë të enjten.

Autoritetet greke kanë konfirmuar se trupat e pajetë të78 persona janë nxjerrë, ndërsa rreth 500 të tjerë rezultojnë të zhdukur.  104 persona janë të mbijetuar, kryesisht nga Siria, Egjipti dhe Pakistani, ndërsa kërkimet vazhdojnë./ The Guardian

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

17 September, 2025
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result