Ceremonia e funeralit të Mbretëreshës Elisabeth II në shtatorin e vitit të shkuar i kushtoi qeverisë britanike 161.7 milionë pound. Lajmin e bëri të ditur ditën e sotme Thesari i Britanisë së Madhe.
Pasi monarkia 96-vjeçare ndërroi jetë më 8 shtator, vendi u fut në dhjetë ditë zie kombëtare të cilat u finalizuan me funeralin shtetëror më 19 shtator.
Gjatë asaj periudhe, arkëmorti i mbretëreshës qëndroi në Katedralen e Edinburgh-ut përpara se të dërgohej në Katedralen e Westminster në Londër ku të paktën 250 mijë njerëz pritën në radhë për orë të tëra në mënyrë që t’i kryenin nderimet madhërisë së saj.
Djali i saj, Mbreti Charles më pas nisi një turn ë katër kombet e Britanisë, i shoqëruar nga ish-kryeministrja Liz Truss.
“Prioritet për qeverinë ishte që këto evente të vijonin pa probleme dhe me nivelin e duhur të dinjitetit, duke garantuar në çdo kohë sigurinë e publikut”, tha John Glen, Kryesekretari i Thesarit, në një deklaratë me shkrim për Parlamentin.
Ministria e Brendshme, është përgjegjëse për policinë dhe sigurinë kombëtare, përbënte pjesën më të madhe të totalit, me kosto prej 73.7 milionë paund.
Kjo u pasua nga 54.7 milionë £ të shpenzuara nga Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport dhe 18.8 milionë £ të shpenzuara nga Qeveria Skoceze.
Kostot e tjera ishin: Ministria e Mbrojtjes, 2.9 milionë £; Departamenti i Transportit, 2.6 milionë £; Qeveria e Uellsit, 2.2 milionë funte; Zyra e Jashtme, Commonwealth & Development, 2.1 milion £; dhe Zyra e Irlandës së Veriut 2.1 milion £.
Shifrat u publikuan si pjesë e një deklarate të shkruar parlamentare nga John Glen, Kryesekretar i Thesarit. /A2