Funerali i Mbretëreshës në foto

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arkivoli i Mbretëreshës është rrugës për në Kështjellën Windsor, pas një ceremonie historike funerali në Westminster Abbey.

Arkivoli u transferua përmes një procesioni që e çoi atë nga Westminster Abbey në Wellington Arch.

Anëtarët e familjes mbretërore iu bashkuan procesionit nëpër Londër, së bashku me anëtarët e shërbimeve të armatosura dhe të Policisë Mbretërore Kanadeze.

Familja mbretërore u ul në pjesën e përparme të Westminster Abbey për funeralin shtetëror të Mbretëreshës, ku morën pjesë rreth 2 mijë të ftuar.

Kryepeshkopi i Canterbury-t Justin Welby mbajti predikimin.

Disa nga anëtarët mbretërorë ishin të veshur me uniforma ceremoniale, ndërsa të tjerët kishin veshur rroba zie të zeza. Katerina, Princesha e Uellsit, mbante një gjerdan me perla që i përkiste Mbretëreshës.

Udhëheqësit botërorë duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin e SHBA Joe Biden morën pjesë në funeral.

Perandori dhe perandoresha e Japonisë ishin midis mbretërve të huaj që udhëtuan për në Londër për funeralin.

Po kështu edhe anëtarët mbretërorë evropianë nga Holanda, Suedia dhe Spanja, ishin të pranishëm në funeral.

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss mbajti një fjalim, ku ish-kryeministrat ishin ulur së bashku.

Share This Article