Funerali i Princit Philip do të mbahet me 17 prill

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Varrimi i Princit Philip do të bëhet më 17 Prill në Kalanë Ëindsor në një ceremoni familjare që do të jetë e mbyllur për publikun, kanë bërë të ditur zyrtarët e Pallatit Buckingham në Londër.

Princi ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare të enjten, ndërkaq këtë të shtunë në Britaninë e Madhe për të pati nderime me gjuajtje armësh.

Duka i Edinburgut u nderua me gjuajtje të 41 armëve në të gjithë vendin, duke përfshirë Kullën e Londrës, Kalanë e Edinburgut, anijet në Gjibraltar si dhe anijet e Marinës Mbretërore në det, shkruan Euroneës.

Organizimi i funeralit do të bëhet sipas rregullave të vendosura nga Qeveria e Britanisë së Madhe, duke u zbatuar masat kundër përhapjes së COVID-19.

Në varrimin e të ndjerit do të marrë pjesë edhe Princi Harry, i cili vitin e kaluar ishte larguar nga familja mbretërore dhe ka shkuar për të jetuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me gruan dhe djalin e tij.

Share This Article