Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk janë në bisedime për të zhvilluar përballjen e kampionit të padiskutueshëm në peshat e rënda në vitin 2023, sipas presidentit të Top Rank, Todd DuBoef.
Gypsy King e kishte ftuar ukrainasin për një luftë para fundit të vitit aktual, por që ky i fundit nuk pranoi ofertën duke thënë se i duhej pak kohë larg boksit pas fitores së tij ndaj Anthony Joshua në gusht.
DuBoef, i cili është pjesë e ekipit promovues të Fury në SHBA, është i bindur se lufta do të organizohet vitin e ardhshëm.
Ai tha për Sky Sports: “Unë mendoj se kjo luftë do të ndodhë pa dyshim. Ky është objektivi i të gjithëve. Mendoj se të dy luftëtarët e duan atë, tifozët e duan dhe është momenti kurorëzimi për kampionin e padiskutueshëm ne peshat e rënda”.
Drama e ka ndjekur Furyn që kur ai e mundi Dillian Whyten në prill në stadiumin “Wembley” në luftën e tij të fundit deri më sot.
Ka pasur shumë pretendime për pensionim, si dhe thirrje për luftime me boksierë si Usyk, Joshua, Derek Chisora dhe Mahmoud Charr.
Me Usyk që nuk dëshironte një luftë deri në vitin 2023, Fury dukej se ishte në rresht për një luftë me bashkëkombësin e tij, Joshuan në dhjetor.
Megjithatë, dy kampet nuk arritën të pajtoheshin për një marrëveshje, me Furyn që ishte i bindur se ishte egoja e Joshuas dhe interesat e biznesit që shkaktuan dështimin e luftës gjithëbritanike.
Gypsy King tha se ishte ‘i zemëruar’ me AJ për ‘humbjen e kohës’ dhe deklaroi se nuk do të luftonte kurrë me 32-vjeçarin.
Megjithëse lufta me Usyk ka të ngjarë të zhvillohet vitin e ardhshëm, DuBoef këmbëngul se Fury është i prirur të zhvillojë një luftë tjetër përpara fundit të vitit 2022.