Fury mbron titullin e botës, nokauton Wilderin

albnews
By
1 Min Read

Boksieri britanik Tyson Fury ka mbrojtur titullin e botës në peshën e rëndë në boks.

Fury në Las Vegas triumfoi me nokaut në raundin e 11-të.

Në total pati pesë nokdaune në superpërballjen. Fury e rrëzoi Wilderin tri herë gjatë luftës, ndërsa dy herë e gjeti veten në dysheme. Ishte përballja e tretë mes tyre dhe fitorja e dytë e Furyt. Një meç u mbyll baras. 
Fury vazhdon të mbetet pa humbje. Ka 32 fitore e një barazim. Wilderi ka pësuar humbjen e dytë në karrierë. Ai i ka 42 fitore e një barazim.

https://www.youtube.com/watch?v=rdZYmjbt8po
Share This Article