Fury zbulon pse ia lëpiu gjakun në qafë Wilderit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tyson Fury e ka shpjeguar më në fund çastin e çuditshëm kur ia lëpiu me gjuhë gjakun në qafë Deontay Wilderit, në rimeçin e tyre drithërues vitin e kaluar, duke thënë se kishte dashur ta shijonte gjahun e vet.

Fury e fitoi titullin e botës në kategorinë e rëndë në ËBC në Las Vegas para një viti, pas një paraqitje mahnitëse kundër Wilderit, të cilin e rrëzoi në dysheme disa herë para se gjyqtari ta ndërpriste luftën në rundin e shtatë.

Boksieri britanik ishte aq mbizotërues në atë luftë saqë në një çast kishte gjetur kohë për t’u tallur me Wilderin.

Fury ia lëpiu me gjuhë gjakun në qafë amerikanit dhe tani pas një viti, ka zbuluar përse kishte ndier nevojë për ta shijuar gjakun e kundërshtarit.

I pyetur për këtë rast nga ESPN, Fury tha “Si vampir! Në intervistën para meçit, pata thënë se doja ta shijoja gjakun e Deontay Wilderit këtë herë”.

“Pra e kisha mundësinë për ta bërë këtë në rundin e gjashtë. M’u desh t’ia shijoja gjakun në mënyrë që ta fitoja ndjesinë se çfarë shije kishte gjahu im. U ndjeva si gjahtar atë natë, isha luan dhe isha gazelë. Gazelë e madhe. E rrëzova në tokë dhe ajo ishte e tëra, aty mbaroi loja”, shtoi ai. 

Share This Article