Fushata pro-Trumpit në Michigan, shqiptarët pjesë e Lindjes së Mesme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqiptarët në Michigan janë ftuar që t’i bashkohen koalicionit të Lindjes së Mesme në përkrahje të presidentit të SHBA-së dhe kandidatit republikan për zgjedhjet e 3 nëntorit, Donald Trump.

Në një poster për tubimin që do të organizohet më 28 tetor në Michigan, kampi i fushatës së Trumpit ka përfshirë shqiptarët mes popujve të Lindjes së Mesme, si egjiptian, irakian, turk, kurd, sirian e të tjerë.

Mes organizatorëve, në poster është vënë edhe emri i shqiptarit Gjevalin Gegaj. Ai po ashtu ka shpërndarë posterin për tubimin dhe, edhe vetë u ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje.

“Gjithë komunitetin shqiptar në Michigan dua ta informoj për një tubim për rizgjedhjen e Trumpit, të organizuar nga grupet etnike, ku merr pjesë dhe komuniteti shqiptar. Kush është i interesuar mund të marrë pjesë. Faleminderit”, ka shkruar Gegaj në Facebook.

KOHA ka provuar të kontaktojë me Gegajn, por deri në momentin e publikimit të lajmit ai nuk ka kthyer përgjigje.

Zgjedhjet për president të SHBA-së do të mbahen më 3 nëntor. Kundërkandidat i Trumpit është demokrati, Joe Biden.

Image
Share This Article