Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën janë dhënë detaje për fillimin e procesit për mbajtjen e zgjedhjeve më 14 shkurt të këtij viti.
Këshilli për Operacione Zgjedhore janë dhënë më shumë detaje për sa i përket certifikimit të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ata njoftuan se fushata zgjedhore do të fillojë nga data 3 shkurt.
“Sekretariati ka bërë punën më të mirë të mundshme që me i gjet aktivitete e mundshme. Faza e certifikimit të partive politike fillon nesër dhe përfundon me 21 janar. Prej të cilave llogaritet edhe periudha e shqyrtimit të kandidatëve me Këshillin Gjyqësor, AKI-në, MPB-në, MPJ-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Poashtu tërheqja e shortit për vendvotimet ka me qenë me një shkurt. Aprovimi i fletëvotimit me 2 shkurt. Fushata fillon prej datës 3 shkurt deri më 12 shkurt”, ka thënë ai.