Futbolli me rregulla të reja: Koha do të ndalet, portierët nuk mund të shpërqendrojnë lojtarët kur gjuajnë penallti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbolli bën një hap të vogël përpara drejt kohës efektive, pasi të shtunën do të ketë një takim të IFAB-it në Londër.

Risia kryesore që do të diskutohet do të jetë koha e humbur gjatë festës së golit, e cila do të rikuperohet në shtesë.

E thënë thjesht, nëse një lojtar feston pas një goli për dy minuta, gjyqtari do t’i shtojë dy minuta kohës shtesë.

Sigurisht që vendimi nuk do të hyjë në fuqi menjëherë, por nuk do të ishte çudi që nga viti 2024 e në vazhdim pas shënimit të golit kronometri i gjyqtarit do të masë kohën e humbur për ta shtuar në fund.

Disa nga rregullat që do të hyjnë në fuqi për sezonin 23/24 bazohen në diçka që ka ndodhur kohët fundit.

Nëse kur shënohet një gol, ka lojtarë të stolit në fushë, goli duhet të anulohet.

Po ashtu edhe për portierët do të hyjë gjithashtu në fuqi një rregull, pasi në momentin e goditjes së penalltive do t’i ndalohen veprimet që shpërqendrojnë lojtarët, pra vonesat e pajustifikuara, prekja e shtyllave dhe traversës.

Share This Article