Futbolli në plan të dytë, UEFA del me vendim përfundimtar për ndeshjen e ndërprerë Belgjikë-Suedi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Takimi Belgjikë-Suedi i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024 zgjati vetëm një pjesë loje. Shkak u bë një sulm terrorist në Bruksel ku si pasojë ndërruan jetë dy tifozë suedezë, çka bëri që të dy kombëtaret mos të pranojnë të zbresin në fushë për pjesën e dytë në King Baudouin Stadium.

Tashmë sipas vendimit përfundimtar të UEFA, sfida nuk do të vijojë dhe do të llogaritet në shifrat 1-1(ashtu sicc kishte përfunduar pjesa e parë)

“Si Belgjika ashtu edhe Suedia, duke pasur parasysh rrethanat, shprehën shprehimisht dëshirën e tyre për të mos luajtur kohën e mbetur të ndeshjes dhe për ta konsideruar rezultatin përfundimtar atë të pjesës së parë” – Shkruan UEFA.

“Në një moment të tillë, kur familja e futbollit goditet në zemër, rezultatet sportive janë dytësore”, tha Manu Leroy, CEO i Federatës belge.

Share This Article