FUTBOLLISTËT E PREMIER LEAGUE DETYROHEN TË VAKSINOHEN KUNDËR COVID-19 PËR SEZONIN E RI

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbollistët dhe anëtarët e tjerë të klubeve të Premier League, do të duhet të vaksinohen kundër Covid-19 për shkak të frikës së përhapjes së virusit gjatë edicionit të ri, transmeton Insajderi.

Vaksinimi është pjesë e planit të gjerë të Qeverisë së  Britanisë së Madhe për t’iu kërkuar të gjithë të pranish në ndeshjet e kësaj lige të dëshmojnë se janë të vaksinuar.

Sipas “Goal”, lojtarët duhet t’i marrin që të dy dozat e vaksinës.

Si pasojë, Premier League u ka bërë thirrje të gjithë klubeve të nisin procesin e vaksinimit të lojtarëve dhe anëtarëve tjerë të ekipit.

Që nga qershori i vitit 2020, liga elitare angleze i ka detyruar lojtarët të testohen nga dy herë në javë për tu siguruar se garat mund të vazhdojnë.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë ne nevojshme më në rast se do të vaksinohet të gjithë anëtarët e një skuadre.

Kjo masë, vjen si pasojë e rritjes së madhe të rasteve me Coronavirus, variantit Indian “Delta” dhe frikës për një valë të tretë, derisa vetëm këtë javë janë regjistruar mbi 46 mijë raste të reja në Britani.

Share This Article