Futbollisti 22-vjeçar bie nga ujëvara dhe ndërron jetë, u përpoq të bënte selfie me të dashurën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbollisti francez, Aleksis Vergos ka ndërruar jetë pasi rrëshqiti nga shkëmbinj të lagur ndërsa bënte selfie me të dashurën e tij në një vend të bukur në Tajlandë.Tourist slips and falls to death at Thailand waterfall while taking selfie with girlfriend – The MirrorSipas policisë së Koh Samui, autopsia e 22-vjeçarit konfirmoi shkakun e vdekjes si traumë në kokë. Vendi i aksidentit, një nga atraksionet turistike më të njohura të Tajlandës jugore, ka qenë skenë e tragjedive të ngjashme në të kaluarën.

Quimper Ergué Armel FC, klubi ku luante ai, shprehu ngushëllimet e tij në rrjetet sociale: “Me hidhërim të madh njoftojmë vdekjen e Aleksis Vergos, djalit të Tierrit, trajneri të ekipit C dhe vullnetarit të klubit. Aleksis filloi të luante futboll me ne në moshën 6 vjeç dhe luajti në ekipin e të rriturve deri dy sezone më parë. Klubi bashkohet me familjen dhe miqtë e tij në zi”.

Share This Article