Futbollisti britanik qëllohet për vdekje nga policia, vrau fqinjin dhe mbajti peng një fëmijë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

jë futbollist 24 vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia britanike pasi po mbante peng një fëmijë dhe pasi trupi një fqinji që tentoi të ndërhynte, u gjet i vdekur në apartametin e tij, u tha sot në gjyqin e çështjes.

Odichukumma Kelvin Igweani, 24 vjeç, u qëllua katër herë me armë nga policia javës që shkoi, pasi goditjet me pistoletë elektrike rezultuan inefektive, thanë oficeret.

38 vjeçari Richard Woodcock, besohet se kishte shkuar për ndihmë në shtëpinë e viktimës pasi dëgjoi zhurmat e një konflikti shtëpiak. Futbollisti dyshohet se e ka vrarë Woodcock, trupi i të cilit u gjet në dyshemenë e ndërtesës së tij në qytezën  Milton Keynes, rreth 80 km në veriperëndim të Londrës.

Policia kishte ardhur më pas në skenë pasi fqinjët raportonin për “trazira të tmerrshme brenda banesës”.

Një djalë gjashtë-vjeçar i plagosur rëndë u gjet në apartament, së bashku me Igëeani, i cili u qëllua për vdekje nga policia.

Hetuesi David Bannister tha në gjykatë se oficeri kishte qëlluar katër herë të riun, pasi një shkarkesë elektrike ishte kryer ndaj tij kur policët hynë në dhomë dhe panë që po mbante fëmijën.

“Sapo hymë brenda Kelvin Igëeani u bë menjëherë agresiv ndaj oficerëve. Një pistoletë elektrike u shkarkua drejt tij por nuk pati efekt. Kelvin Igëeani më pas zuri pozicion brenda dhomës kryesore të gjumit. Pasi ne identifikuam veten si policia e armatosur, u përpoqëm të hynim në dhomën e gjumit. Një fëmijë dëgjohej që qante së bashku me zhurma të një sulmi fizik që vijonte. Sapo fituam akses në dhomën e gjumit qëlluam me armë zjarri”.

Kelvin Igëeani dyshohet për vrasje dhe sulm të rëndë ndaj një fëmije brenda adresës në fjalë.

“Besohet se shëndeti mendor i Kelvin ishte përkeqësuar në javët para incidentit,” tha ai.

Police were called after neighbours heard screaming
Igweani's former club, FC Anker Wismar, based in Germany, paid tribute to him
Officers fired shots after their taser proved ineffective


Officers have said that they believe they will remain at the scene for a significant period of time
Officers are not searching for anyone else in relation to the incident
Neighbours explained that they were woken up by the "commotion"
Forensic officers were seen coming in and out of a property on the quiet close
Neighbours have described hearing screams before officers arrived at the scene
Thames Valley Police have undertaken a mandatory referral to the IOPC
Forensics are examining the scene
Share This Article