Futet për t’u larë në det/ Shfaq probleme shëndetësore, ndërron jetë 68-vjeçari në Durrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Durrës pasi është futur në det për t’u larë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Porto-Romano.

Sipas policisë, dyshohet se 68-vjeçari ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Familjarët  dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë, ndërsa ka humbur jetën më pas.

Rreth orës 19:20, në Porto Romano, Durrës, shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore.

Familjarët  dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar  për në Spital por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article