Vendet e Grupit të Shtatë (G7) pritet që në 2-3 javët e ardhshme të shpallin ndalimin e importeve të diamanteve ruse.
Zyrtarët belgë kanë konfimruar për mediat se kljo është një përpjekje për të zvogëluar më tej të ardhurat që mund të ndihmojnë në financimin e përpjekjeve të luftës së Rusisë në Ukrainë. Embargoja, e propozuar nga Belgjika, qyteti i së cilës Antëerp është qendra më e madhe në botë për tregtinë e diamanteve, do të hyjë në fuqi në janar.
Pritet ristrukturimi i tregut global të diamanteve Nëse shpallet ndalimi i kësaj tregtie multimiliardë dollarëshe, siç pritej, kjo lëvizje do të çojë në një fragmentim të tregut global të diamanteve pasi G7 zë pothuajse 40% të këtij tregu.
“Ne po flasim për ristrukturimin e një tregu global,” tha zyrtari, duke pranuar se sistemi nuk do të funksionojë menjëherë në mënyrë perfekte dhe se G7 është ende duke vlerësuar planin e propozuar të Belgjikës.
Ndërkohë vitin e kaluar sipas të dhënëve BE bleu 1.4 miliardë euro diamante ruse.
Përpjekjet për të ulur të ardhurat e Rusisë nga eksporti i diamanteve dhe për të forcuar sanksionet ekzistuese të Uashingtonit kundër Alrosa-s së Rusisë, prodhuesi më i madh në botë, janë në diskutim mes udhëheqësve të G7 nga viti i kaluar .