G7 mbështet planin e ri të ndihmës për vendet e varfra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrat e Financave të G7-s, të mbledhur në një takim përmes videokonferencës dhe nën kujdesin e Britanisë së Madhe, mbështetën sot ndihmën e re nëpërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për vendet në disavantazh, të dobësuara nga pandemia, sipas një njoftimi për shtyp nga Thesari Britanik.

“Kancelari britanik i Thesarit, Rishi Sunak dhe ministrat e Financave të G7-s janë në favor të një programi të ri dhe të rëndësishëm të të drejtave të financimit për të ndihmuar vendet e pamundura të kalojnë krizën aktuale”, shkruhet në deklaratë.

Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire, konfirmoi se kishte “konsensus” për këtë mekanizëm brenda G7-s.

Mekanizmi synon t’u mundësojë vendeve të G7-s të “çlirojnë burime për të financuar nevoja thelbësore të tilla, si vaksinat ose importet e ushqimit dhe për të përmirësuar mjetet amortizuese të vendeve në zhvillim ose me të ardhura të ulëta”.

Share This Article