Gabimi më i madh i Ronaldinhos, si i kushtoi një pije miliona euro humbje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përveç momenteve të panumërta të magjisë futbollistike që Ronaldinho dhuroi për fansat, ai bëri edhe disa gabime gjatë karrierës së tij. Por ndoshta gabimi më i madh që ka bërë ndonjëherë “magjistari” brazilian ka qenë ai i verës së vitit 2012, i cili i ka kushtuar shtrenjtë.

Në atë kohë, ai luante në vendlindjen e tij dhe Atletico Mineiro. Ndër markat e shumta që reklamonte ishte edhe Coca-Cola, por në një konferencë për shtyp të ekipit të tij ai kishte përballë, për arsye reklamimi, disa kanaçe të rivalit Pepsi, i cili sponsorizoi klubin brazilian. Gabimi që bëri Ronaldinho ishte që piu pak nga pijet e gazuara duke hedhur në erë marrëveshjen e tij me Coca-Cola-n.

Pak ditë më vonë, këta të fundit njoftuan ndërprerjen e bashkëpunimit. “Coca-Cola njeh karrierën dhe vlerën e Ronaldinhos, por pas zhvillimeve të fundit është e pamundur të vazhdohet puna me të”, tha kompania gjigante asaj kohe.

Ronaldinho, i cili kishte një kontratë edhe për dy vite me Coca-Cola, humbi shumë para pas këtij zhvillimi. Në veçanti, çdo vit i kontratës me pijen e famshme freskuese i sillte afërsisht 863 mijë euro. Pra humbi mbi 1.5 milionë euro. Por pasuria e tij tani llogaritet në 90 milionë euro. Për këtë ka kontribuar edhe marrëveshja me Pepsin që bëri disa vite pas “divorcit” me Coca-Cola-n.

Share This Article