Gafa e televizionit polak, presidentin ukrainas e bëjnë “kryeministër” të Britanisë së Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Britani të Madhe, kishte hutuar një televizion polak.

Derisa Zelensky po mbante një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik Rishi Sunak, televizioni polak nën emrin e presidentit ukrainas ia kishte vënë titullin “kryeministri i Britanisë së Madhe”.

Mjaftoi kjo gafë, që edhe këshilltari i Ministrit të Jashtëm ukrainas, Anton Gerashchenko, të bëjë pak humor duke shkëputur këto fotografi “ikonike”.

Ndryshe Zelensky gjatë vizitës në Britani të Madhe kërkoi nga liderët e atjeshëm që të vazhdojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke u kërkuar edhe aeroplanë luftarakë modern.

E sot në Parlamentin Evropian tha se Rusia është shteti më antievropian në botë, duke tentuar që Putin t’ua ndryshojë stilin e jetës evropianëve.

Share This Article