Ganë, 22 fëmijë vdesin si pasojë e etheve të verdha

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i fëmijëve që humbën jetën nga ethet e verdha në Ganë është rritur në 22.

Drejtori i Agjencisë së Shëndetit Publik të Ganës (GHS) dr. Franklin Asiedu-Bekoe tha se epidemia e etheve të verdha vazhdon të përhapet në rajonin Savannah.

Duke theksuar se më shumë se 400 raste të etheve të verdha janë zbuluar në rajon gjatë muajit të kaluar, Asiedu-Bekoe tha se numri i fëmijëve të vdekur nga sëmundja është rritur në 22.

Ai theksoi se qeveria e Ganës dërgoi ndihmë mjekësore në zonat ku u shfaq epidemia. Asiedu-Bekoe paralajmëroi qytetarët që të mbajnë rregullisht higjienën personale dhe të mbajnë mjedisin të pastër.

Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë ethe, dhimbje koke e muskujsh, të përziera, dobësi dhe sy të verdhë.

Qeveria ka luftuar epideminë e etheve të verdha që nga 12 shtatori i vitit 2017.

Ethet e verdha janë një sëmundje e rëndë akute hemorragjike virale e transmetueshme nga mushkonjat. Për shkak të dëmtimit të enëve të vogla të gjakut dhe mpiksjes së gjakut, sjell gjakderdhje në shumë organe dhe quhet “e verdhë”, sepse shkakton verdhëz tek një numër i caktuar pacientësh./AA

Share This Article