Gani Krasniqi sot e nesër merret në pyetje nga Specialja

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njëri nga ish-ushtarët e UÇK-së, Gani Krasniqi, sot dhe nesër do të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, pasi më herët kishte marrë ftesën për intervistim.

Ai më herët ka njoftuar se ftesën e ka pranuar më 11 tetor, dhe se më 11 dhe 12 nëntor 2019, në ora 9.00 do të paraqitet pranë kësaj zyre për të dhënë prova, informacione dhe dëshmi.

“Provat, dëshmitë…, motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse përkufizimi i datave është: 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000! Për t’u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës [..] Natyrisht, ashtu siç e ndjej për nder, që isha pjesë UÇK-së së lavdishme, ashtu do të dëshmoj për Luftën e drejtë të saj”, kishte shkruar Gani Krasniqi më 19 tetor kur edhe kishte bërë të ditur se është i ftuari i radhës nga Specialja.

Ndryshe, Gani Krasniqi në vitin 1998 është angazhuar në Këshillin Financiar, me seli në Malishevë, për ta ndihmuar arsimin në Kosovë.

Pas përgatitjeve të para ushtarake, si drejtues i kësaj zone, ka ndihmuar në themelimin e celulave të para të UÇK-së dhe në formimin e Shtabit të Malishevës.

Share This Article