Ganiu: Për çdo bashkëpunim në nivel lokal kemi njoftuar Ali Ahmetin, gjithçka kemi bërë me aminin e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i komunës së Çairit, njëherë edhe pjesë e Fraksionit të BDI-së, Visar Ganiu ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani në lidhje me bashkëpunimin në nivel lokal të “Grupit të Zjarrit” me kreun e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Ganiu thotë se për këtë lloj bashkëpunimi ka qenë i informuar kryetari Ali Ahmeti dhe se të njëjtat veprime nuk paraqesin shkelje të statutit të partisë. Ai shton se për këtë temë është biseduar në “Kryesinë Qendrore të BDI-së dhe për këtë temë ka dhënë sqarime vet nënkryetari Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ Blerim Bexheti ku një bashkëpunim të tillë e ka konfirmuar kryetari Ali Ahmeti”

“Çdo koalicionim apo bashkëpunim dhe për çdo detal nga ato koalicionime e bashkëpunime që kemi bërë në nivel lokal qoftë në periudhën e zgjedhjeve apo dhe pas zgjedhjeve jemi konsultuar dhe e kemi informuar për gjithçka liderin e partisë Ali Ahmetin dhe gjithçka që kemi bërë e kemi bërë me aminin e tij. Do të ishte mirë Bujar ta pyesësh liderin se je zëdhënës dhe është turp mos ta dish çka po ndodh në partinë tënde”, tha Ganiu. /TV21

Share This Article