ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera! 3 hours ago
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të… 3 hours ago
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi… 3 hours ago
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje 3 hours ago
Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë! 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

GAP: Kosovarët prijnë me viza pune në Gjermani

albnews by albnews
27 February, 2020
in Kosova
0
GAP: Kosovarët prijnë me viza pune në Gjermani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Instituti GAP, në bashkëpunim me organizatën gjermane Expert Council of German Foundations on Integration and Migration (SVR) kanë organizuar një tryezë diskutimi në Berlin, ku është prezantuar raporti i përbashkët me titull “Emigrimi i fuqisë punëtore të Kosovës në Gjermani”.

Sipas GAP-it, raporti vlerëson efektet pozitive dhe negative të emigrimit në ekonomitë e të dy vendeve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se shtetasit e Kosovës prijnë për nga numri i aplikimeve dhe pajisjes me viza pune në krahasim me vendet tjera të rajonit.

RelatedPosts

SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

BE heq masat ndaj Kosovës, Von Der Leyen: 216 milionë euro ndihmë financiare për vendin

Kosovës i lirohen 205 milionë euro nga BE-ja, në fillim të vitit të ardhshëm

“Gjatë viteve 2016-2018, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, janë shqyrtuar për aprovim gjithsej 204,638 kontrata pune, prej të cilave rreth 80% janë miratuar. Por, vetëm 40% e tyre janë pajisur me viza pune, ku 24% e tyre, apo 15,824 kanë qenë për kosovarët”, thuhet në raportin e GAP.

Raporti ofron edhe të dhëna mbi sektorët dhe profesionet në të cilat shtetasit e Kosovës kanë arritur të sigurojnë viza pune, ku prijnë ndërtimtaria, hotelieria dhe shërbimet e kujdesit, ndërsa profesionet me më së paku aplikime të suksesshme janë sektori i financave, i sigurimeve dhe i edukimit.

Raporti poashtu pasqyron edhe potencialin për emigrim edhe më të madh pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të emigrimit në Gjermani në mars 2020. Duke krahasuar vendet e lira të punës në secilin sektor të tregut gjerman të punës me trendet aktuale të punësimit në Kosovë, Instituti GAP ka bërë edhe projeksione mbi rreziqet e emigrimit të profesionistëve të Kosovës në vitet e ardhshme.

“Raporti është mirëpritur nga të pranishmit meqë për herë të parë në diskutimet publike jo vetëm që janë ofruar të dhëna mbi numrin e punëtorëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por janë analizuar edhe efektet e dëmshme që paraqet kjo valë e migrimit”, thuhet tutje.

Në fjalën e tij, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, përmendi integrimin e shpejtë të qytetarëve të Kosovës në tregun e punës në Gjermani, pa lënë anash edhe disa prej barrierave që po punohet që të tejkalohen sikurse njohja e patentë shoferëve. Analisti nga organizata gjermane European Stability Inititative (ESI), Adnan Cerimagic, foli për emigrimin si fenomen të përbashkët për gjithë rajonin, me theks në vendin e tij të origjinës Bosnje dhe Hercegovinë. Jan Schneider, nga organizata partnere SVR, tha se rregullat e emigrimit të fuqisë punëtore të Gjermanisë u japin përparësi shtetasve të Ballkanit, por qeveria gjermane duhet të analizojë edhe pasojat ekonomike dhe socio-kulturore të Kosovës dhe rajonit para se rregulli i emigrimit të vazhdohet përtej vitit 2020. Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christiane Hullmann tha se synimi i vendit të saj nuk është vetëm të tërheq njerëzit e kualifikuar nga Kosova por edhe të ndihmojë që Kosova të jetë vend atraktiv për qytetarët e saj. Ndërkaq, Helge Tolksdorf përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë së Gjermanisë, përmendi rastin e kampit të teknologjisë dhe inovacionit në Prizren, si shembull të angazhimit gjerman për të krijuar vende pune në Kosovë. Në diskutim morën pjesë edhe përfaqësues nga Unioni i Ndërtuesve Gjerman, Agjenica e Punësimit të Gjermanisë, shoqata të bizneseve gjermane, përfaqësues të fondacioneve të ndryshme gjermane, si dhe analistë nga organizata kërkimore.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

19 December, 2025
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

19 December, 2025
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

19 December, 2025
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result