Gara e çmendur australiane sjell lider të ri në MotoGP

albnews
By
1 Min Read

Alex Rins ka fituar Çmimin e Madh të Australisë në MotoGP, por me vendin e tretë në garën e 18 të Botërorit, e reja e madhe është se italiani Francesco Bagniaia është tashmë kryesuesi i renditjes së përgjithshme.

Piloti i Ducatit, me shkallën e tretë të podiumit, mori pikët e nevojshme për të kapërcyer francezin Fabio Quartararo, i cili u rrëzua dhe nuk e përfundoi garën.

Bagnaia e nisi në vendin e parë xhiron e fundit të garës, por u parakalua nga spanjollët Rins dhe Marquez, të cilët ishin të papërmbajtshëm në Philip Island.

Gjithsesi, tashmë Bagniaia kryeson me 14 pikë më shumë sesa piloti i Yamaha, Fabio Quartararo, kur duhen edhe dy gara nga përfundimi i Botërorit të MotoGP.

Ndërkohë, me vendin e dytë në këtë garë, Marc Marquez kthehet në podium për herë të parë që pas garës në Emilja Romanja, të vitit 2021.

Share This Article