Gara e paracaktuar, Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eni Vasili do të jetë Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.

Moderatorja  u zgjodh nga votimi i dytë i Këshillit Drejtues të RTSH-së duke marrë shtatë vota.

Mandati i drejtorit të Përgjithshëm të RTSH është 5-vjeçar. Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt ditën e djeshme, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të institucionit.

Votimi i dytë u zhvillua këtë të premte, ku në garë ishin tre kandidatët më të votuar nga procesi i parë, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.

Eni Vasili rezultoi më e votuara mes tyre duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm. 

Share This Article