Gara e shpejtësisë përfundon në tragjedi në Kosovë, makina përplas për vdekje 3 të rinj! VIDEO nga momenti fatal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

KOSOVË– Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e 3 të rinjve, ka ndodhur rreth mesnatës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të Prizrenit. Tre persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur.

IndeksOnline bën të ditur se viktima të këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare.

Po sipas të njëjtave burime, shoferi i cili i ka përplasur viktimat është Arlind Syla, familjar i Lordit.

Siç raportojnë mediat në Kosovës, aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kritik.

Ndërkohë që janë publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po ndiqte nga afër garën dhe ka kapur momentin e tmerrshëm që për tre të tjerë ishte fatal.

Share This Article