Gara për bashkinë Kukës, ‘Rithemelimi’ mban sot primaret për të zgjedhur kandidatin mes demokratëve! Pas zgjedhjeve opozita nis fushatën elektorale për 24 shtatorin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë të dielë do të mbahen primaret nga Partia Demokratike e Rithemelimit, për të caktuar kandidatin i cili do të garojë në zgjedhjet e pjesshme më 24 shtator për Bashkinë Kukës.

Kryesia e PD ka përzgjedhur pesë emrat të propozuar nga baza e demokratëve të Kukësit të cilët i përmbushin kriteret për të marrë pjesë në primare. Gara brenda demokratëve do të zhvillohet mes Ardian Elezi, Emri Vata, Gezim Shehu dhe Ylber Zeneli.

Kryesia vendosi që të skualifikojë nga gara e primareve vetëm emrin e Uran Cengut, për mos plotësim të kritereve. Ndërkohë, Admir Sinamati, cili humbi në zgjedhjet e 14 Majit nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka vendosur që të mos kandidojë për herë të dytë. Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, pasi të dali fituesi i primareve të PD do të nis punën për fushatën elektorale e cila fillon më 11 Shtator.

Partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje duhet që të regjistrohen në KQZ deri më datën 1 Shtator, ndërsa koalicionet kanë mundësi të regjistrohen deri më 6 Shtator. Kandidatët e pavarur mund të regjistrohen më 8 Shtator.

Share This Article