PD i mbyll përfundimisht derën e kandidimit Ervin Salianjit, përgjigja zyrtare për Report Tv: “Salianji nuk mund të kandidojë, nuk është më anëtar PD”.
Një ditë më parë Salianji nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit përballë Sali Berishës, por me rifreskimin e listave ai është tashmë është jashtë anëtarësisë së PD.
Në udhëzim theksohet se nuk do të konsiderohen anëtarë të Partisë Demokratike, ata që: “ Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; apo ata që , me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror”.


