Gara për Kryeministrin në Britani, përballja e parë televizive përfundon barazim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përballja e parë televizive mes dy kandidatëve për kryeministër në Mbretërinë e Bashkuar ka përfunduar në barazim. Liz Truss dhe Rishi Sunak krahasuan programet e tyre për qeverinë e ardhshme, ndërsa konfirmuan se Boris Johnson nuk do të jetë pjesë e saj.

Pyetjes për një vendosje të mundshme të anijeve luftarake në Detin e Zi për të mbrojtur dërgesat e grurit nga Ukraina, Truss konfirmoi se nuk dëshiron një përfshirje të drejtpërdrejtë të Britanisë në konflikt. Përgjigje e ngjashme edhe nga Sunak, i cili nënvizoi se së bashku me Truss kanë punuar së bashku për projektin e sanksioneve të ashpra ndaj Moskës.

Mosmarrëveshja kryesore mes tyre ishte për taksat. Sunak tha se vendi ka nevojë për zgjidhje afatgjata për ta kuruar nga kriza e kostos së jetesës. Ndërsa Truss premtoi se do të vepronte menjëherë për të ulur taksat.

Share This Article