Gara për Shkodrën, Benet Beci: Spahia nuk ka strategji për zhvillimin e qytetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci është shprehur se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe njëherësh kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia nuk ka bërë asgjë për këtë bashki.

Sipas tij  kundërshtarit i mungon eksperienca e duhur dhe nuk ka mekanizma dhe strategji për të bërë diçka për kryeqendrën e veriut.

“Kjo është e domosdoshme për arsye se kjo nuk është një lojë politike. Kjo varet dhe nga strategjia që ka. Në rastin e Shkodrës do të duhet të kemi prova për të punuar dhe provat vijnë ose me CV-në, ose me ato që ke realizuar dhe ato që ke në plan të bësh. Shumë e rëndësishme është Shkodra dhe kush i prodhon Shkodrës diçka që bëhet. Unë do të kisha hapur rrugën kujtdo për një gjë që po, ta bëjë dikush më mirë. Nëse do të kishim pasur një propozim që e bën Shkodrën, jam dakord, por ne nuk kemi një propozim që e bën Shkodrën.”, tha Beci për mediat.

Share This Article