Gara ‘vdekjeprurëse’ në ishullin e Manit, 4 humbje jete në 6 ditë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ishulli i Manit, që gjendet mes Anglisë dhe Irlandës, veç të tjerash është i njohur edhe për garën e motorëve “Turist Trophy”, aktivitet që zhvillohet që nga viti i largët 1910 dhe ku marrin pjesë të pasionuarit pas garave të shpejtësisë.

Ndërsa aktiviteti në pistë vazhdon, vjen lajmi i keq për një tjetër humbje jete, e katërta në gjashtë ditë dhe e 261-ta që kur ky event ka nisur të organizohet në këtë ishull.

Në këtë rast, viktima është César Chantal, një shofer autobusi. Francezi pati një aksident të rëndë në garën e parë të zhvilluar të shtunën e kaluar, ku si pasojë atë ditë humbi jetën pasagjeri i tij, bashkëkombësi i tij Olivier Lavorel.

Chantal, në gjendje kritike, u dërgua në spitalin Universitar Aintree në Liverpool. Megjithatë, mjekët nuk kanë mundur ta shmangin më të keqen vdekjen, gjë që u konfirmua nga babai i pilotit, Gilles Chantal, i cili donte të theksonte se djali i tij kishte jetuar një ëndërr, pasi ai gjithmonë kishte dashur të garonte në Ishullin e Manit.

Në fakt, aktiviteti në rrugët e ishullit vazhdon. Të premten do të zhvillohet gara e dytë në të cilën do të kujtohen dy viktimat, Chantal dhe Lavorel.

Share This Article