Garda Revolucionare sfidon SHBA-në: Sill anijet të mbrojnë cisternat e naftës në Hormuz, po presim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zëdhënës i Gardës Revolucionare të Iranit sfidoi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që të dërgojë anije detare amerikane për të shoqëruar cisternat e naftës që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Alimohammad Naini, deklaroi se Irani nuk e kundërshton praninë e forcave amerikane në këtë zonë strategjike, duke theksuar se Teherani “po pret” ardhjen e tyre.

“Irani e mirëpret shoqërimin e cisternave të naftës dhe faktin që forcat amerikane do të jenë të pranishme gjatë kalimit në Ngushticën e Hormuzit. Dhe, meqë ra fjala, ne po presim praninë e tyre”, tha Alimohammad Naini sipas mediave shtetërore.

Të martën presidenti amerikan Donald Trump tha se marina Amerikane mund të fillojë shoqërimin e cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit nëse është e nevojshme. Konflikti në Lindjen e Mesme ka ndaluar transportin detar dhe eksportet e energjisë përmes Ngushticës të Hormuzit.

Ngushtica e Hormuzit është një ndër nyjet më nevralgjike ndër-kontinentale të kalimit të mallrave dhe bllokimi i pjesshëm i saj nga Irani, ka sjellë rritje eksponenciale të çmimit të hidro-karbureve. Fjala e zëdhënësit të Gardës Revolucionare Islamike tregon që Irani nuk ka ndërmend të lejojë anije transporti të vendeve të tjera përpos anijeve nga Irani, Kina dhe Rusia, pra vendeve aleate të aleancës BRICS.

Megjithatë. BRICS përbëhet edhe nga vende të tjera, mirëpo deklaratat e Rusisë dhe Kinës kanë qenë haptazi pro Iranit dhe gjithashtu janë kontributore në forcimin dhe furnizimin ushtarak të shtetit islamik. 

Share This Article