Garuesi në Australi vdes pasi nuk i hapet parashuta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një garues 30-vjeçar ka humbur jetën pasi parashuta e tij ka dështuar të hapet gjatë një gare në Australi, raporton “Daily Mail”.

Personi po performonte një solo performancë në “wingsuit” në veri të Perthit në Australi të dielën, gjatë një gare nacionale.

Mirëpo, parashuta e tij dështoi të hapej. Stafi i emergjencës nxitoi për t’i dhënë ndihmë, por ai vdiq në vendin e ngjarjes.

Garuesit tjerë kanë thënë se i ndjeri ishte një garues mjaft me përvojë dhe po performonte një “fluturim” të nivelit të lartë.

Garuesit në “wingsuit” fluturojnë duke përdorur një veshje speciale, ndërsa kanë edhe një parashutë të veçantë për t’u ulur në tokë.

Share This Article