Gashi hiqet nga lista e zezë e Amerikës, ja si reagon ai

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-pjesëtari i LKÇK-së, Sabit Gashi, i është gëzuar lajmit për heqjen nga lista e zezë e SHBA-së.

Në një reagim në Facebook, Gashi ka thënë se me këtë vendim të SHBA-së, ka fituar drejtësia.

Gashi, në këtë listë figuronte që nga viti 2001, në kohën e administratës së George W. Bush.

“Drejtësia vonon, por nuk harron. Sapo e mora një njoftim nga mjetet e informimit se jam hequr nga lista e përpiluar nga ish presidenti amerikan George W. Bush në vitin 2001 gjatë luftës në Maqedoni, të ashtuquajtur si “Lista e Zezë”. Kjo është një dëshmi se kam qenë dhe jam i pa fajshëm”, ka shkruar ai.

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka larguar nga lista e të sanksionuarve disa persona nga Ballkani Perëndimor.

Share This Article