Gashi: I kemi numrat për Qeveri, kërkesa për seancën u bë me 61 nënshkrime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar sot para mediave se të shtunën është thirrur seanca për votim të qeverisë së re.

Ai nuk ka dhënë detaje të marrveshjeve të nënshkruara, e as për ministritë e emrat e ministrave.

Gashi tha se e kanë dorëzuar kërkesën me 61 nënshkrime.

“Nuk flas në emër të z.Hotit po ne emër të deputetit, marrëveshjet i prezanton kandidati. I kemi votat, kërkesa për seancë është bë me 61 nënshkrime për seancë”, tha ai.

Ai nuk ka pranuar të flasë i pyetur se si do të reagojnë nëse Vetëvendosje bën rezistencë. Për qeverinë tha se vendos kuvendi.

“Nuk është pytje për mu kjo, është vendim i Kuvendit, Kuvendi vendos dhe zgjedh një qeveri, nëse dikush do me dalë kundër është cështje e tyre nuk mundem me paragjyku se cilat do të jenë veprimet e njerëzve. Kemi një kërkesë për seanca, i propozojmë kuvendit një zgjidhje aty vendoset. Mirë është për këndëvshtrimin tonë që vendi të ketë një qeveri sa më shpejtë”, ka deklaruar ai.

Share This Article