Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë në të cilën pritet të votohet Qeveria Hoti.
Ai ka thënë se seanca pritet të mbahet të mërkurën nga ora 11:00.
“Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re. Presim që të jenë 64-65 deputetë që do të votojnë qeverinë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se marrëveshjen me Listën Serbe do ta publikojë kryeministri i ardhshëm.