Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të provojnë që Naser Zyberi të jetë kryeministër, ata kanë deputetë për shkak të tij dhe nëse nuk mund këtë ta bëjnë, do të duhet të largohen dhe të bëhen kombinatorika të reja dhe ne si Aleancë dhe Alterantivë do të fillojmë negociata.
Por, realizuam biseda me Ziadin Selën dhe konkluduam se nuk do të hyjmë në negociata para se BDI-ja ta shtjerrë legjitimitetin e vet, tha sot lideri i Alternativës, Afrim Gashi.
Ai tha se koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternatiava në zgjedhje ka dalë me një program – shtet për të gjithë.
“Ne iu kundërshtuam idesë për kryeministër shqiptar, duke menduar se kjo është vetëm simbolikë, e jo përmbajtje, Dhe tani nuk mund t’i gënjëjmë votuesit tanë, të cilët besonin në këtë koncept, për të mbrojtur koncept tjetër”, tha Gashi, duke sqaruar qëndrimin dhe thirrjen e Ahmetit që të gjitha partitë të qëndrojnë pas idesë së BDI-së.