Gates: Bota t’i kthehet normalitetit nga fundi i vitit 2022

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkëthemeluesi i kompanisë “Microsoft”, Bill Gates, ka vlerësuar të enjten se bota do të jetë në gjendje që t’i rikthehet normalitetit të para pandemisë COVID-19 kah fundi i vitit 2022.

Duke folur për gazetën polake “Gazeta Wyborcza” dhe për transmetuesin televiziv “TVN24”, Gates ka thënë se këtë proces do ta ndihmojë vaksinimi, ndërkaq pandeminë e koronavirusit e ka quajtur si “një tragjedi të pabesueshme”.

Miliarderi që më 2014 ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit ekzekutiv të “Microsoft Corp”, ka përsëritur se qysh në vitin 2015 e kishte paralajmëruar botën për mundësinë reale të shpërthimit të një pandemie. Qysh nga fillimi i pandemisë në fillim të vitit 2019, filantropi i njohur ka ndarë nëpërmjet fondacionit të tij “Bill and Melinda Gates” të paktën 1.75 miliardë dollarë për luftën globale ndaj COVID-19, duke përfshirë mbështetjen për disa prodhues të vaksinave, për diagnostikim dhe trajtime të mundshme.

Share This Article