Gati 21 mijë palestinez të vrarë dhe 55 mijë të plagosur që nga nisja e luftës në Gaza, ministria e shëndetësisë: Në 24 orët e fundit janë vrarë 241 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e shëndetësisë së Gazës raportoi më herët sot  se 241 palestinezë ishin vrarë dhe 382 u plagosën në 24 orët e fundit

Ata thanë gjithashtu se 20,915 njerëz janë vrarë dhe 54,918 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

Tani, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë të rajonit Dr Ashraf Al-Qudra, ka folur mbi shifrat e fundit.

Ai tha se trupat izraelite kishin “kryer 18 masakra kundër familjeve të tëra”, duke rezultuar në vdekjen e 241 personave.

“Ne kemi frikë se shënjestrimi i afërsisë së Kompleksit Mjekësor Nasser është një përsëritje e skenarit që u zbatua kundër kompleksit mjekësor al Shifa dhe spitaleve në Gazën veriore,” tha ai.

Share This Article